Gjatë historisë së njerëzimit, mënyra e vetme për të reduktuar dhjamin në trup ishte dieta dhe ushtrimet, por në fillim të viteve 1980, doli liposucioni. Tani kohët kanë ndryshuar edhe më shumë. ka aq shumë opsione të teknologjisë së lartë që të mundësojnë konturimin e trupit pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa nevojë për t’u rikuperuar.
Liposucioni do shumë muaj rikuperim, ndërsa opsionet e reja që përfshijnë shkrirjen e dhjamit, ngrirjen apo goditjen me radiofrekuencë është shumë më e rehatshme. Madje nuk lë as gjurmë.
Këtu janë katër teknologjitë që ekspertët rekomandojnë për një dobësim të shpejtë. Duhet të keni parasysh që trajtimet janë efektivë tek njerëz jo shumë mbipeshë.
CoolSculpting
CoolScuplting është trajtimi me makinerinë Zeltiq që mundëson ngrirjen e dhjamit në temepratura të larta. Konkretisht, makineria targeton zonën e dëshiruar dhe e ftoh me -40 gradë për 30-45 minuta, duke nxitur një proces që shkatërron qelizat dhjamore. Efektet anësore mund të përfshijnë të nxira të lehta. 10 trajtime sigurojnë një zhdukje në masën 90% të dhjamit.

EON
EON është një pajisje robotike që para-skandon zonën që do të trajtohet dhe vendos parametrat e më pas procedon me laser të fokusuar në 1064 mm për 40-60 minuta. Shkrin dhjamin pa shkaktuar probleme dhe nuk afekton lëkurën falë një teknologjie të frymëzuar nga NASA. Studimet kanë gjetur se më shumë se 70% e njerëzve që e kanë provuar kanë parë një reduktim të dhjamit që në seancën e parë dhe nuk ka asnjë që nuk ka parë asnjëlloj ndryshimi. FDA e ka aprovuar për përdorim tek barku dhe krahët dhe nuk ka asnjë efekt anësor.

Vanquish
Vanquish përdor energjinë e radiofrekuencës për të nxehur qelizat dhjamore deri në rreth 50 gradë, por pa u ndjerë nga trupi. Seancat zgjasin 30 minuta dhe 6 të tilla rezultojnë të suksesshme.

Icoone
Goditja e qelizave dhjamore me temperatura të nxehta apo të ftohta nuk është e vetmja mënyrë për të skulpturuar siluetën tënde. Trajtimet me Icoone ngacmojnë depozitat limfatike (ujë) që japin fryrje dhe indet lidhëse që krijojnë gropat e celulitit me anë të një masazhi me vakum, shoqëruar me energji të dritave LED që ndihmon në shpërbërjen e dhjamit. Përvoja është e kënaqshme. Fillimisht një praktikues kalon mbi të gjithë trupin nga koka te këmbët me dorën masazhuese për 20 minuta, duke stimuluar mikroqarkullimin dhe largimin e mbajtjes së ujit, më pas kryen trajtime të targetuara për 10 minuta secili në pika problematike si kofshët, stomaku, vithet ose gjunjët e sipërm.
Përkushtimi është thelbësor: seancat duhet të bëhen dy deri në tre herë në javë për katër javë, me një vizitë mirëmbajtjeje në muaj më pas, por Icoone mund të japë gjithashtu rezultate të shpejta me një trajtim çdo ditë për tre ditë për ata që dëshirojnë të dobësohen përpara një dasme ose pushimesh.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.