Futboll

Prapaskenat dhe shifrat e ndarjes më të bujshme Tirana-Shehi… nga janari ‘aventura e kuqe’

Nga Gazeta Si – Nga kjo e enjte, Orges Shehi dhe Tirana i ndanë rrugët e tyre përfundimisht. Pas thuajse 3 vitesh bashkëpunim shumë të mirë, gjërat përfunduan në gjyq mes dy palëve, i cili në fund i dha të drejtë Orges Shehit në kërkesat e tij, duke penalizuar klubin Tirana me një tjetër barrë financiare.

Që nga fillimi i muajit tetor, për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një klub vendosi të mos shkarkojë, por të pezullojë trajnerin Shehi, duke futur në terminologjinë e ndarjes së palëve fjalën pezullim, që ishte një lloj tentative për të mërzitur trajnerin që shkarkuar e që ai të jepte dorëheqjen, kjo për të evituar barrën financiare.

Megjithatë në bazë të rregullores së FSHF-së për klubet, nëse protagonistët, pra futbollistët, trajnerët, apo edhe drejtues u kalon afati 45-ditor pa u paguar, kanë të drejtë të ndërpresin kontratën dhe të përfitojnë pagën e plotë deri në përfundimin e kontratës. Ndërkohë, ish-trajneri i Tiranë në atë periudhë kishte mbi dy muaj i pa paguar dhe pavarësisht kësaj kishte evituar gjyqet, por shkakrimi i tij i çoi palët në dyert e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së.

Tentativat me mediat, për të evituar barrën financiare

Pas seancës së parë gjyqësore, ku përpara trupës së Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve u paraqit vetëm trajneri Orges Shehi, në seancën e dytë në fillim të dhjetorit, të dyja palët u përballën, dhe klubi Tirana pretendoi të përfitonte nga deklaratat e Shehit në media, për ta penalizuar si për shkelje të marrëveshjes.

Kjo solli një seancë të tretë për të paraqitur provat që sërish ishin të pamjaftueshme, deri në këtë seancë të katërt, që u zhvilluar mesditën e së enjtes, kur trupa gjykuese i dha të drejtë trajnerit durrsak dhe e detyron klubin e futbollit Tirana që t’i paguar paratë e plota deri në muajin tetor dhe më pas vetëm rrogën, pa bonuset, një klauzolë kjo ndoshta deri diku e pa ditur më pare, as për palët e përfshira jo më për publikun.

E drejtat imazhit që përfitonte nga kontrata me Tiranën

Burime konfidenciale të Gazetës Si, konfirmojnë një klauzolë të veçantë pas përfundimit të gjyqit sportiv mes palëve, KF Tirana dhe Orges Shehi, që penalizon këtë të fundit.

Bëhet fjalë për të drejtën e imazhit që trajneri e përfitonte nga kontrata e përgjithshme duke i çuar të ardhurat e tij në 8 mijë euro në muaj. Kjo shifër ndahej në 1.200 euro page dhe 6.800 euro të drejta imazhi.

Këtë shifër që në total deri në përfundim të kontratës që është 31 maji i vitit 2024, trajneri Shehi e ka humbur, një minus prej rreth 45 mijë eurosh në total nga ato që ai do të duhet të përfitonte.

Klubi Tirana në bazë të vendimit të marrë është detyruar të paguaj rrogën e plotë të trajnert deri në muajin tetor dhe më pas deri më 31 maj, vetëm pagën, pa bonusin e imazhit, pra në total e gjithë kjo çështje do t’I kushtojë Tiranës rreth 30 mijë euro që i detyrohet ish-trajnerit të saj.

“Aventura” e re…

Nga kjo e enjte tashmë Orges Shehi është një trajner I lirë dhe me gjasë do të avancojë me bisedimet me klubin Partizani, diskutime që kanë filluar prej nga koha kur Tirana vendosi që ta largojë atë.

Kështu pritet që shumë shpejt, ndoshta nga muaji janar, Orges Shehi me shumë gjasë do të marrë timon e klubit të Partizanit, skuadra e dytë në klasifikim për momentin me 3 pikë larg kryesueses që është Egnatia.

Ndoshta fazën përgatitore dimërore dhe ndonjë merkato plotësuese për kryeqytetasit e kuq tashmë do të kalojë nga trajner që pritet të emërohet Orges Shehi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë