Gazeta Si – Një hetim i ‘El Confidencial’ ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, që lidhet me vitin 2019. Protagonist është ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Real Madrid, Serxho Ramos.
Në podkastin ‘Pundonor Rubiales’ kjo media do të publikojë të premten një dialog, ku mbrojtësi i kërkon presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit t’i japë një dorë për të fituar “Topin e Artë”.

“Rubi, mirëmbrëma, shpresoj të jesh mirë bashkë me familjen. E di që nuk të kam kërkuar kurrë asgjë dhe nëse e bëj sot, e bëj sepse është një vit special për paraqitjet që kam bërë.
Do të doja që të më ndihmoje me aq sa mundesh, me anë të mekanizmave të UEFA-s, për “Topin e Artë”. Do të falënderoja për gjithë jetën. Jo vetëm për mua, por mendoj se edhe futbolli spanjoll e meriton”, – janë disa nga fjalët që Ramos i ka thënë Rubialesit.
Pas publikimit të dialogut në fjalë mund të ketë detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Emri i presidentit Rubiales më parë ka dalë edhe në një audio tjetër, ku protagonist ka qenë Pike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



