Futboll

Prapaskena, Napoli kontakton trajnerin Edi Reja

Firma për rinovimin e kontratës, i njoftuar prej disa kohësh, nuk po vjen. Ndërsa humbjet në Itali për Napolin e Genaro Gattusos nuk kanë fund. Që tani janë regjistruar 7, nëse përfshihet edhe ajo në Superkupën e Italisë. Shumë, me të vërtetë, për një ekip që ishte ndër kandidatët për titull dhe që ende nuk ka arritur ti japë rezultateve vazhdimësinë, duke u luhatur mes sukseseve të zhurmshme dhe dështimeve të bujshme.

Një situatë që, sot, vë në pikëpyetje pankinën e vetë Gattusos si dhe pozicionin e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli. Aurelio de Laurentiis është një që të jep shumë mundësi për një shans të ri dhe për këtë arsye klima në Castel Volturno nuk është ajo më e qeta. Presidenti është i zemëruar dhe pasi justifikoi ekipin pas humbjes kundër Juventus, nuk është më i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Në media italiane së fundmi kanë qarkulluar shumë emra, të cilët janë kuotuar si zëvendësues të mundshëm të Rinos, ndërkohë që ka dalë në skenë edhe ai i trajnerit të Kombëtares, Edi Reja. Raportohet se 75-vjeçari është kontaktuar të drejtojë Napolin deri në fund të këtij sezoni, por njëkohësisht të mbajë edhe postin e kreut të pankinës te kuqezinjtë, të cilën në muajin mars do ta udhëheqë në ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Për momentin e gjithë kjo është në kuadrin e aludimeve, teksa në ditët ne vijim, pritet të qartësohet se cila do të jetë e ardhmja e Rejës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë