Gazeta Si – Klubi i Juventusit ka filluar të lëvizë fuqishëm për merkaton e janarit. Ekipi nuk po bind, lojtarët nuk po përmirësohen dhe duket se ka ardhur fundi i atij që në Itali e quajnë ‘Alegrizmi’. Ndërhyrjet janë të pashmangshme dhe goditja e madhe pritet të jetë Milinkoviç-Saviç.
Klubi torinez e ka shumë seriozisht për mesfushorin e Lacios, i kërkuar vazhdimisht nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian. Sergej Milinkoviç-Saviç i intrigon shumë drejtuesit e Juventusit, të cilët e duan me çdo kusht që në janar.

Në Itali zbulojnë se njerëz të afërt të Andrea Anjelit po punojnë për të siguruar lojtarin serb, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën. Pas një takimi të fundit që ka pasur kupola e Juventusit, ky operacion është konsideruar si përparësi dhe tani priten zhvillimet konkrete.
Milinkoviç-Saviç do të bashkohej te Juventusi me dy patriotët e tij Dushan Vlahoviç dhe Filip Kostiç. Lojtari i Lacios është një nga zbulimet më të mëdha të Igli Tares, drejtorit sportiv të këtij klubi. Duket se tashmë ka ardhur momenti që Lacio të mbushë arkën nga shitja e mesfushorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




