Gazeta Si – Paulo Dibala i shënoi të shtunën një gol shumë të bukur Interit, pikërisht skuadrës që mund ta kishte blerë argjentinasin në verë. ‘La Gazzetta dello Sport’ ka risjellë në vëmendje situatën, duke zbuluar prapaskenat e transferimit të munguar të sulmuesit te zikaltrit.
Dibala ka pasur gjithmonë vlerësimin e Marotës dhe Zhang. Një ndalesë në tratativat për kalimin e tij tek Inter u bë kur mbërriti Lukaku. Belgu shihej nga stafi teknik si prioritet absolut për sulmin.

Por edhe pas rikthimit të Lukakut drejtuesit zikaltër tentuan ta merrnin Dibalën. Presidenti Zhang madje dha ’ok’-in për blerjen e argjentinasit, nëse shitej një sulmues. Drejtuesit menduan se në shitje mund të nxirrej Korrea, por trajneri Simone Inzagi bllokoi gjithçka.
Trajneri i Interit e mbrojtësi me forcë lojtarin që e kishte edhe te Lacio, çka bëri që klubi ta braktiste rrugën që të çonte te Dibala. Tani me siguri do të jetë jetë penduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




