Mode

Prada zotohet se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve

Shtëpia luksoze e modës Prada tha të mërkurën se do të heqë lëkurën e kafshëve nga koleksionet e saj, duke iu bashkuar një liste të gjatë të markave të njohura që kanë marrë këtë vendim. Vendimi i Prada, që do të hyjë në fuqi me koleksionin e saj të pranverës së verës 2020, thuhet në një deklaratë.

Shtëpia italiane e modës tha se vendimi i saj ka ardhur nga “një dialog pozitiv” me më shumë se 50 shoqata që janë për mbrojtjen e kafshëve, në më shumë se 40 vende, veçanërisht në grupin italian LAV dhe Shoqërinë humane të Shteteve të Bashkuara.
Emra të tjerë të mëdhenj që kanë hequr dorë nga përdorimi i gëzofit të kafshëve janë Armani, Burberry, DKNY, Donna Karan, Jean-Paul Gaultier, Gucci, Michael Kors dhe Versace. Prada “është e angazhuar për inovacionin dhe përgjegjësinë sociale, dhe politika jonë për të mos përdorur lëkurën e kafshëve… është një angazhim”, citon drejtoresha artistike Miuccia Prada në një deklaratë.

“Përqendrimi në materialet inovative do t’i lejojë kompanisë të eksplorojë kufijtë e rinj të dizajnit kreativ duke përmbushur kërkesën për produkte etike,” shtoi ajo.
Deklarata e Prada përfshiu reagimet e disa grupeve të mbrojtjes së kafshëve, me drejtuesin e programit të FFA Brigit Oele duke thënë: “Kjo lëvizje globale po fiton vrull shpejt. Kjo është një ditë e mrekullueshme për kafshët! “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë