Politike

Pr.ligji për heqjen e gjobave/ Berisha: Tani duan t’i falin por fillimisht t’u kthejnë lekët atyre që kanë paguar

Nga Gazeta 'Si'- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi propozimin e Partisë Socialiste për një projektligj për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve për ndërtime pa leje duke e quajtur nismën si mashtrim.

Gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD-së, Berisha akuzoi qeverinë për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ligji për vendosjen e gjobave është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Në çdo vend të botës çdo gjobë e venë me atë ligj duhet t’i kthehej qytetarit. Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin”, tha Berisha gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD-së.

Më tej, Berisha theksoi se detyrimi i qeverisë është t’i kthejë paratë atyre qytetarëve që kanë paguar.

"Pasi i kanë mbush valixhet me dhjetëra miliona gjoba, tani po ia falin. Po atyre që i kanë paguar? Kthejuani paratë atyre. Hajde të mashtrojmë, ja po heqim gjobat. Kthejuani atyre që ua keni marrë nga 2014 me një ligj antikushtetues, ky është detyrimi. Janë në panik të madh. Çdo vit u bien kredencialet. Çdo ditë nxijnë krimet e tyre në botë, kjo është e vërteta", tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë