McLaren mori maksimumin e pikëve në Barcelonë duke shkaktuar dramë tek ndjekësit. Pas asaj cka anglezët bënë në Spanjë, le të shohim klasifikimin “Poëer Rankings”…
9.6-Oscar Piastri shpenzoi fundjavën në Monaco nën hijen e Lando Norris por ai ndryshoi gjithcka në “Circuit de Barcelona-Catalunya” pas një “pole position”-i spektakolar dhe fitoreje dominuese.
9.4-Pas eleminimit në sesionin e parë kualifikues, Nico Hulkenberg u kthye luftarak në Garë duke e mbyllur atë në zonën e pikëve.
8.6-Charles Leclerc u nis nga vendi i 7 por e mbylli Garën në vendin e 3 pas dy makinave McLaren, kur vendosi gomat e buta dhe “Safety Car”.
8.6-Përvec xhiros së formatimit në “Australian Grand Prix”, Isack Hadjar ka kaluar një film sezoni të mbushur me shpejtësi dhe pjekuri befasuese për moshën e tij.

8.2-Pas paraqitjes bindëse në Monaco, Norris pati probleme me Provat në Barcelonë. I kaluar nga Verstappen në startin e Garës, ai ja doli të rimerrte vendin e 2 pas Piastri-t duke limituar dëmet.
7.8-Fernando Alonso u mbështet nga mijëra tifozët në Garën e shtëpisë që e ndihmuan, dy herë Kampionin të përfundonte në zonën e pikëve për të parën herë këtë sezon.
7.6-Mercedes ka pasur probleme me paraqitjet në Imola dhe Monaco. Si dhe konfirmuan që janë ende pas më të mirëve në “Spanish Grand Prix”.
7.6-Alpine ishte e dëshpëruar për pikë pas 4 garave jashtë Top10. Gasly ja doli të renditej në vendin e 8 në Barcelonë.
7.2-Gabriel Bortoleto ishte piloti më i shpejtë i Kick Sauber në Provat Zyrtare duke arritur në sesionin e dytë për vendin e 12th në Start.
6.2-Pas startit të vështirë të 2025, Liam Laëson u duke se mori veten në Monaco dhe vazhdoi të tregonte të njëjtën gjë në Provat e Lira në Barcelonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.