Futboll

Post-Spaleti te Napoli, shumë emra në listë dhe një prapaskenë me Nagelsman

Gazeta Si – E ardhmja e Luçiano Spaletit duket larg Napolit, me të cilin ai sapo u shpall kampion. Ka një ‘ngrirje’ të marrëdhënies mes tij dhe presidentit Aurelio De Laurentis, me të dy që japin mesazhe të koduara në distancë.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, klubi napoletan ka nisur kërkimet për pasuesin e Spaletit. Në listë janë emra si Gasperini, Benitez dhe Italiano, por së fundi është zbuluar edhe një prapaskenë e bujshme.

Luçiano Spaleti drejt largimit nga Napoli. Gazeta Si, 21 maj 2023

E përditshmja sportive italiane shkruan se De Laurentis ka takuar agjentin e ish-trajnerit të Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman. Për këtë trajner ka një interesim edhe nga klubet e Premier Ligës dhe do të ishte vërtet një goditje, nëse ai do të merrte drejtimin e Napolit.

Në listën e kandidatëve për t’u ulur na stolin e kampionëve të Italisë janë gjithashtu edhe Konte, De Zerbi dhe Konseisao. Spaleti ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka meritë të padiskutueshme për titullin e Napolit, por me situatën aktuale ai duket i larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë