Nga Gazeta Si – Lojtarët e Shqipërisë dhe traineri Sylvinho folën për mediat pas mbylljes së fushatës eleminatore në grupin K.
Ata e vunë theksin te keqardhja për mungesën e golit në rastet e paraqitura dhe vlerësuan klasin e miqve pas minutës së 70-të.
- Sylvinho
E përgëzova Tuchel, një trainer i madh. Më pëlqejnë skuadrat e tij. Ai ka lojtarë shumë të fortë në dispozicion dhe ata përgatiten për ½ finalen dhe Finalen e Botërorit, ndërsa ne për të luajtur në Playoff. Por unë jam krenar për lojtarët e mi sepse për 70 minuta ishim jo të barabartë por të organizuar mirë. Komplimente Anglisë dhe kompliemte skuadrës sonë për atë çka dhamë sot.
Ishte kënaqësi ta kisha Gjasulën lojtar. Ai e di si punojmë, organizohemi dhe si lexohet gjithcka në fushë. Kemi lojtarë që sakrifikojnë dhe në fund jemi këtu për të ëndërruar në Playoff. Sa i përket Gjasulës më kujtohet ndeshja ndaj Kroacisë ku ai bëri gjithcka dhe merita ishte e tij.
E zgjodhëm Uzunin pasi është një lojtar dinamik dhe përballë dy shtatlartëve ai do të na krijonte hapësira. Uzuni e bëri këtë në disa momente shumë mirë, por kundërshtarët ishin shumë të fortë dhe Uzuni bëri një ndeshje shumë të mirë.
Uzuni dhe Laci bënë mirë në linjën e parë, përfshi edhe Bajramin. Më pas linja e dytë u përshtat shumë mirë. Tuchel më pas bëri ndryshime për të gjetur hapësira. Ai e la taktikën pas dore dhe luajti me të gjitha mënyrat përfshi edhe vendosjen e Stones në mesfushë.
– Ardian Ismajli
E rëndësishme që e përmbyllën me realizimin e objektivit Playoff. Sot luajtëm për 70’ por më pas ata treguan pse janë kampionë. Kjo e sotmja do të na shërbejë për ndeshjet e Marsit kur shpresoj të jemi të gjithë në formë të mirë fizike. Dhe ashtu si tifozët na kanë bërë krenaë kudo në Botë, edhe ne t’ua shpërblejmë. Këto muajt e fundit lashë pas dy dëmtime por më në fund jamë rikthyer dhe sin ë stol apo dhe në fushë jam gati të jap gjithcka. Te goli i parë, presioni ishte i lartë, por për faullin nuk ishte i tillë pasi edhe arbitri na konfirmoi që Kane preku topin i pari. Luajti pak në Kombëtare por Gjasula është një djalë fantastik dhe për ne është njësoj si një Kapiten edhe jashtë fushës. I uroj të ketë suksese dhe shumë shpejt të jetë një trainer i suksesshëm.
- Arbër Hoxha
Besoj që bëmë një ndeshje të mirë të gjithë. U përpoqa ti vija në vështirësi por në fund nuk shënuam dhe kjo na dhëmb. Kane shënoi shumë vonë duke treguar klasin e tij. Tek rasti im ishte një vrapim i gjatë nga zona në zonë por kundërshtari më prishi ekuilibrin pas një pasimi perfekt të Asllanit. Më vjen keq që nuk shënova. Të gjithë sulmuesit bëjnë të njëjtën ndeshje por Uzuni e ndjek mirë hapësirën dhe ushtron presion tek mbrojtja. Ka kualitet dhe është një lojtar shumë i mirë. Pavarësisht kundërshtarit ndaj të cilit luaj unë e kërkoj duelin një për një pasi për pozicionin tim pritet që të bëjë diferencën në krah dhe të krijoj raste për shkët e skuadrës. Shpresoj të shënoj në Mars.
– Qazim Laçi
Besoj se nga minuta e parë taktikisht u paraqitëm shumë mirë. Edhe kundërsulmi funksionoi. Për 70 minuta patëm rastet tona që fatkeqësisht nuk i kthyem në gol. Pas golit të parë të Anglisë ishte më e vështirë. Kishim punuar per goditjet nga kendi pasi i njihnim cilësitë e tyre në ajër, por fatkeqësisht pas gabimit në golin e parë nuk ishim në gjëndje ta kthenim. Tek dueli me portierin besoj se ishte 50/50 në prekjen e topit dhe këmbës sime. Nuk ishte e thjeshtë por unë me Myrton dhe dy lojtarët e krahut duhej të ishim më agresiv. Ne sa herë kishim topin u përpoqëm ta bënim dicka të tillë. Por goli na paralizoi disi.
- Thomas Strakosha
Jemi në Playoff, kemi treguar tërë sezonit që e meritojmë. Kemi gabuar duke lënë pikë por kemi mësuar prej tyre. Kemi një gjysëmfinale të cilën shpresoj ta fitoj që të luajmë më pas në Finalen e shtëpisë. Nuk e prisja të shkonim në Playoff për shkak të grupit. Me Anglinë e dija që do të ishte e vështirë. Por nga ndeshja e parë deri në të fundit treguam rritje. Tani kemi disa muaj pushim dhe shpresoj të mos gabojmë. Kemi eksperiencën dhe një gërshetim pozitiv për një ekip Kombëtar. Njerëzit presin shumë nga ne dhe shpresoj që në Mars të kemi një short disi me fat dhe të justifikojmë pritshmëritë. Dua që të luajmë në shtëpi pasi këtu kemi karakter dhe kundërshtarët na kanë frikë.
– Ylber Ramadani
Kjo mbrëmje na motivon pasi për 70 minuta nuk kishte diferenca në fushë. Edhe ne luajmë në kampionate të forta por e dinim që ata do të na e vështirësonin në mesfushë. Mbrëmje që na motivon për muajin Mars pasi e dimë që atje do të kemi rivalë të fortë. Unë them gjithmonë që nuk ka rëndësi kush luan pasi këtu jemi në Kombëtare dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të kishim këtë grup lojtarësh. Me Asllanin njihemi që nga periudha e Evropianit dhe e dimë vendosjen dhe kuptohemi mirë në fushë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë pasi ne po dublonim gjithçka dhe kuptuam manovrën që bënë me Stones dhe Bellingham për të nxjerrë Rice në hapësira të lira.
- Kristian Asllani
Ndeshje shumë e vështirë, e dinim që do vinin për këtë ndeshje. U mbrojtëm mirë por pësuam gol nga goditja e këndit. Besoj se ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, la shpirtin në fushë dhe jemi të lumtur për vendin e dytë. Na vjen keq se çdo lojtar do ta fitojë ndeshjen, por Anglia është një ekip që luan për të fitouar Botërorin. Në fund jemi të lumtur që kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe jam i lumtur për të gjithë ekipin. E kishim parë në video se Anglia bën një presion, sa humb topin bën presing.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



