Ka ndodhur

Posedonte një automjet të vjedhur në Itali, Policia e Shkodrës shpall në kërkim një 21 vjeçar

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 21 vjeçar.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve njoftoi se shtetasi M. A., banues në fshatin Shtoj i Ri posedonte një mjet që rezultonte i vjedhur në Itali.

Blutë gjithashtu njoftuan se gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një jelek antiplumb.

•Komisariati i Policisë Shkodër referoi poashtu materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-T. P., 54 vjeç., banues në Shkodër, psi ka goditur me grusht një 47-vjeçar.

-J. P., 21 vjeç, banues në fshatin Shiriq, pasi gjatë ndeshjes ka hedhur  në fushë lëndë plasëse piroteknike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë