Fituesit e edicionit të parë përmbysën Gjermaninë vendase në Mynih duke fituar 1/2 finalen e parë të “Final4” dhe mbërritur në këtë mënyrë në Finalen e 8 Qershorit. Gjermania do të luajë një ditë më parë në Finalen e vogël. “Seleção” ja doli të kthehej nga disavantazhi i Ëirtz me një gol spektakolar të Conceição-s që u ndihmua edhe nga vendosja e gabuar e ter Stegen. Ashtu si babai Sergio që shënoi një 3 golësh në vitin 2000 ndaj Gjermanisë, sot i biri Fransisco barazoi për luzitanët. Ndërsa Ronaldo (që rriti numrin e golave të shënuar me përfaqësuesen) gjeti golin e avantazhit që në fund rezultoi i fitores për Portugalinë.

Një start ëndërra për Gjermaninë në pjesën e dytë u shkërmoq brenda 5 minutave duke i lënë të zhgënjyer lojtarët e Nagelsmann që dështuan në objektivin për të mbërritur në Finalen e “Nations League”. Kapiteni Kimmich asistoi në golin e avantazhit por nuk mjaftoi për ta mbyllur suksesshëm ndeshjen e 100 të tij me “Die Nationalelf”. Pas përmbysjes portugeze, Adeyemi goditi shtyllën e djathtë të luzitanëve pas një veprimi individual në zonën e rreptësisë së miqve. Deri në fund vendasit nuk ishin në gjendje të gjenin barazimin duke dëshmuar varësinë nga një lojtar si Jamal Musiala dhe ndoshta në Manuel Neuer në portë. Si rezultat, Gjermania do të luajë për vendin e 3 në Stuttgart të dielën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.