Euro2024

Portugalia mund 2-1 Çekinë

Portugalia fitoi 2-1 përballë Çekisë në ndeshjen e Grupit F, që ishte edhe e fundit për raundin e parë të fazës së grupeve.

Në pjesën e parë, Portugalia diktoi ritmin dhe kundërshtarin në çdo aspekt, por goli rezultoi mision i pamundur, ndërkohë që momenti më i mirë ishte i Cristiano Ronaldos në minutën e 33-të, por sulmuesi i Al-Nassr nuk ia doli të gjente rrjetën.

39-vjeçari ndezi pjesën e dytë me një goditje dënimi në minutën e 58-të, por Stanek kontrolloi gjithçka, teksa në minutën e 62-të çekët surprizuan. Provod realizoi një prej golave më të bukur të raundit të parë, me 27-vjeçarin që tronditi portugezët me një goditje nga distance, duke përkthyer në gol pasimin e Coufal dhe duke mposhtur portierin Costa.

Por, avantazhi dhe festa e Çekisë zgjati pak, pasi në minutën e 69-të Stanek gaboi në dalje dhe Hranac dërgoi topin ne portën e tij me protagonizmin e Nuno Mendes.

Portugalia gjeti golin e avantazhit në minutën e 87-të,

Tashmë, Portugalia pozicionohet në vendin e dytë me tre pikë, po aq sa Turqia, teksa Çekia pozicionohet në vendin e tretë, pa pikë ashtu si Gjeorgjia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë