Luzitanët ishin në ndjekje por në fund ja dolwn të mbërrijnë në Finalen e të dielës ndaj “Le Bleus”. Tre penallti (nga 6) të pritura nga Romário Cunha ndihmuan Portugalinë në triumfin nga ruleta e 11 metërshave. Megjithëse kampionët në fuqi shënuan të parët me Samuele Inacio-n në minutën e 20, pjesa e parë përfundoi në barazim. Portugalia tregoi përkushtim dhe klas të vërtetë për të çmontuar mbrojtjen e të kaltërve. Stevan Manuel ktheu barazpeshën pas vetëm 8 minutave. Në pjesën e dytë, Italia u kthye në avantazh me Baralla-n që goditi nga distanca pas një kombinimi me Campaniello-n. Ashtu si në të parën dhe në të dytën, luzitanët kërkuan vetëm 8’ për të barazuar dhe këtë e arritën në të 67’ me Tomás Soares që mori një top nga Mateus Mide. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe për Finalisten e dytë u kërkuan seritë e 11 metërshave ku portugezët u treguan më të qetë dhe të saktë. Ata do të luajnë Finalen e dytë rradhazi ku do të kërkojnë triumfin e 3 në Kampionatin Evropian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.