Treg

Portofoli i sigurimeve, çfarë ka shënuar rënie…

Gjashtë mujori i parë i 2018 ka rezultuar me një ulje në pagesën e dëmeve nga aksidentet automobilistike. Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2018 u ulën me 15.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,557 milionë lekë, apo 68.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Gjatë të njëjtës periudhë, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,287 milionë lekë, ose 15.47% më pak se në periudhën janar-qershor 2017.

Në gjashtë mujorin e parë ka shënuar rënie edhe Produkti Karton Jeshil prej 1.03% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 12.70% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Edhe Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2018, patën ulje me 0.35% kundrejt periudhës janar-qershor 2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor 2018, pati një ulje 3.19% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Ndersa numri i kontratave u rrit me 21.51%.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë