Futboll

Portieri i Atalantës nuk sheh dritë në fund të tunelit, tamponi i tretë pozitiv

Makthi Covid-19 për Marco Sportiello, shok skuadre me Berat Gjimshitin ende nuk ka përfunduar. Portieri i Atalanta, i cili njoftoi se është infektuar me Koronavirus në 24 mars, në tamponin e tretë të kryer ka rezultuar përsëri pozitiv. Lojtari, rasti i parë i evidentuar pozitiv me virusin tek Atalanta, është në gjendje të mirë shëndetësore e po ndjek kufizimet e kërkuara në këtë rast.

Marco Sportiello ishte i pari rast me koronavirus tek Atalanta. Me atë rast, skuadra bergamaske dha një deklaratë për shtyp: “Ju bëjmë me dije se autoritetet shëndetësore lokale i kanë komunikuar klubit pozitivitetin me Covid-19 të futbollistit Marco Sportiello – shkruhej në komunikatë -. Marco aktualisht është pa simptoma. Karantina parandaluese, të cilës i ishte nënshtruar Marco e të gjithë lojtarët e skuadrës së parë do të përfundojë në 27 mars 2020”.

Sipas virologut Francescio Le Foche, një nga shkaqet e përhapjes së koronavirusit në Bergamo, mund të jetë ndeshja e 19 shkurtit në San Siro mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën e eliminimeve direkte në Champions League: “Bergamo është një anomali dhe në atë qytet ka pasur shumë katalizatorë që kanë shkaktuar përhapjen. Mbi 40 mijë veta ishin të pranishëm në stadium, ku mendohet se disa kanë qenë të prekur nga koronavirusi, por asimptomatike. Atalanta-Valencia mund të jetë ‘ndeshja zero. Një çmenduri me porta të hapura, mijëra njerëz që përqafoheshin dhe shtrëngoheshin duke shpërndarë diçka shumë të frikshme. Një terren ideal për virusin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë