Xhanluixhi Donaruma është zgjedhur lojtari më i mirë i Euro 2020. Çmimin individual ish-portieri i Milanit e ka marrë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Në moshën 22 vjeç e 136 ditë, Donaruma është portieri i tretë më i ri që luan në fazën finale të Europianëve apo të Botërorëve, pas Zhoze Angel Iribar në vitin 1964 me Spanjën dhe Juan Botaso në vitin 1930 me Argjentinën.
"Goli që pësuam pas 2 minutash mund të na shkatërronte, por ne jemi ata që nuk dorëzohen kurrë. Jemi të kujdesshëm në çdo top. Nuk ishte aspak e lehtë. U treguam spektakolarë, të mrekullueshëm”, - tha portieri i Italisë, vendimtar në finale dhe në gjysmëfinale me penalltitë e pritura, duke i dhënë trofeun skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.