Futboll

Portierët shqiptarë në modë, Bekaj dhe Simoni drejt Turqisë

Gazeta Si – Pas Gentian Selmanit, dy portierë të tjerë shqiptarë janë gati të transferohen në Turqi. Simon Simoni i Dinamos dhe Visar Bekaj i Tiranës pritet të formalizojnë nga momenti në moment këtë lëvizje.

Ish-portieri i Laçit dhe Kombëtares kaloi fillimisht te Menemenspori, ndërsa tani mbron portën e Bolusporit. Paraqitja e tij ka qenë në nivel të kënaqshëm. Tani dy kolegë të Selmanit janë gati të ndjekin të njëjtën rrugë.

Visar Bekaj. Gazeta Si, 4 gusht 2022

Për Bekajn e Tiranës ka një interesim nga Manisaspor dhe nga burime jozyrtare thuhet se kalimi do të kryhet për 180 mijë euro. Për të zëvendësuar kosovarin, kampionët e Shqipërisë kanë menduar të afrojnë Alban Hoxhën e Tiranës, por gjithçka është në kuadrin e bisedimeve.

Një tjetër portier i talentuar, 18-vjeçari Simon Simoni është gati të transferohet në Turqi, por emri i skuadrës ende nuk është mësuar. Lezhjani i Kombëtares U-21, pas sezonit të mirë me Dinamon, do të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke kaluar në kampionatin turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë