Mjedis

Popullata e kafshëve ka rënë me 70% për 50 vite

Popullata e kafshëve të egra është ulur me një mesatare prej 69% në 50 vjet, sipas një vlerësimi shkencor.

Sipas Organizatës botërore të botës së egër, nga viti 1970 kemi një rënie drastike të kafshëve të egra prej ndërhyrjes së njeriut në natyrë.

Shumë shkencëtarë besojnë se ne po jetojmë gjatë kohës që ka filluar zhdukja masive dhe kjo po nxitet nga njerëzit. 89 autorët e raportit u bëjnë thirrje liderëve botërorë të arrijnë një marrëveshje ambicioze në samitin e biodiversitetit Cop15 në Kanada këtë dhjetor dhe të ulin emetimet e karbonit për të kufizuar ngrohjen globale në nën 1.5C këtë dekadë për të ndaluar shkatërrimin e shfrenuar të natyrës.

“Amerika Latine dhe rajoni i Karaibeve, duke përfshirë Amazonën kanë humbjen më të madhe të popullsisë së kafshëve të egra, me një rënie prej 94% në 48 vjet”, thotë Tanya Steele, shefe ekzekutive në WWF.

Afrika pati rënien e dytë më të madhe me 66%, e ndjekur nga Azia dhe Paqësori me 55% dhe Amerika e Veriut me 20%. Europa dhe Azia Qendrore pësuan një rënie prej 18%.

Ndryshimi i përdorimit të tokës është një nga arsyet kryesore pse po humb biodiversiteti, sipas raportit.

Zhdukjet e ardhshme nuk janë të pashmangshme, thonë autorët, të cilët përcaktojnë Himalajet, Azinë Juglindore, bregun lindor të Australisë dhe pellgun e Amazonës midis zonave prioritare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë