Analize

Populizmi, sa të rrezikuar janë emigrantët shqiptarë?

Bota po bëhet një vend gjithnjë e më i vështirë për ata që kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e pasura. Emigrantët nuk janë të mirëpritur në shumicën e shteteve, edhe pse trendet demografike pasqyrojnë nevojën për zgjerimin e fuqisë punëtore në pothuasje të gjitha këto vende. Ndërkohë që Europa dhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të përballen me nevojën për punëtorët më të rinj dhe parandalimin e plakjes së popullsisë, në dekadat e ardhshme, qytetarëve të kombeve të pasura, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, nuk u pëlqen emigracioni masiv nga vendet e varfëra, përfshirë këtu edhe ata nga Shqipëria.

Në vëndin tone emigracioni vazhdon të mbetet një plagë e madhe sociale, made një studim i “Pew Research Center” zbulonte se në 2017-ëm 40% e shqiptarëve ishin larguar. Por sa të mirëpritur janë ata në vendet e tjera dhe a është rritur fryma e urrjetjes ndaj tyre?

Italia, destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë (në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali) po qeveriset nga një koalicion mes dy partive populiste të cilat kanë ndërmarra masa të ashpra kundër emigrantëve. Situata paraqitet më e qendrueshme në Greqi, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve shqiptarë, por agjenda anti-shqiptare e Agimit të Artë vazhdon të lerë vend për shqetësim.

Në Shtetet e Bashkuara, ka shumë shqiptarë që kanë ikur kryesisht përmes lotarisë Amerikane (numri i aplikimeve arrin deri në 200 mijë në një vit).Por presidenti Donald Trump nuk do të ndalet para asgjejë derisa të kufizojë nurmin e emigrantëve që hyjnë në vendin e tij dhe të dëbojë ata pa dokumente. Sipas të dhënave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.

Situata paraqitet edhe më e komplikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë më shumë se 35 mijë shqiptarë, pasi nuk dihet qendrimi që do mbajë qeveria ndaj emigrantëve, sidomos atyre ilegalë. Emigrantët shqiptarë janë shpesh herë edhe protagonistë të tabolidëve britanike për trafikun e kokainës dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Ndërsa në Gjërmani, ku jetojnë 20 mijë shqiptarë, kancelarja Angela Merkel është vënë nën presion nga alentët, por edhe opozita për shtrëngimin e rregullave të emigracionit të paligjshëm. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Francë, ku Marine le Pen vazhdon të lobojë kundër emigrantëvë, ndërsa në Suedi një parti e ekstremit të djathtë ka fituar për herë të parë vende në parlament.

Vala e populizmit vazhdon të alarmojë ekspertët dhe avokatët e të drejtave të njeriut, të cilat ngrenë alarmin se emigrantët po përdoren si një “kartë” politike për të fituar popullaritet, duke rritur krimet e urrjetjes dhe paragjykimin ndaj të tyre në pothuajse të gjitha shoqëritë europiane.

Sipas Denis Osmanit, një të riu shqiptar që punon si kuzhinier në Milano, me ardhjen e populistëve në pushtet, italianët janë bërë edhe më racistë, por ky fenomen nuk reflektohet ndaj shqiptarëve që bëjnë një jetë të rregullt dhe janë bërë pjesë e jetës sociale në vendin fqinj.

“Italianët janë bërë më racistë me emigrantët në përgjithësi, megjithatë mund të them se qëndrimi ndaj shqiptarëve që punojnë dhe që nuk merren me krime vazhdon të jetë pozitiv. Italianët janë kryesisht racistë dhe paragjykues ndaj atyre që nuk punojnë apo merren me punë të pista”, thotë për Gazetën Si 22 vjeçari. Me ardhjen e Matteo Salvinit fryma e urrejtjes ndaj këtyre emigrantëve është rritur sigurisht, madje dhe sulmet ndaj tyre, sidomos në këtu në Veri. Por nga ana tjetër mund të them se edhe ne shqiptarët e ndershëm jemi gëzuar, pasi ai ka thënë se do të dëbojë të gjithë emigrantët që nuk punojnë, që janë pa letra apo që merren me trafik droge dhe vjedhin, ndërsa ka premtuar se emigrantët që punojnë dhe bëjnë një jetë të rregullt nuk do të preken. Nuk e di sa do ta mbajë këtë premtim, por mbështetja ndaj tij në mesin e italianëve është shumë e madhe".

Ndërsa për Shoqatën “Nënë Tereza” në Athinë, rryma e populizmit dhe fryma kundër emigratëve nuk është pasqyruar shumë në shoqërinë greke, pasi platformat e Agimit të Artë nuk gëzojnë mbështetje të gjërë në publike.

“Gjithë Europa është e përfshirë në krizë gjithashtu dhe Greqia situate e cila mund të shfrytëzohet nga qarqe të caktuara politike .Fenomeni i populizmit nuk është shumë i zhvilluar në Greqi nga masa e shoqërisë ku të përbëj rrezik për emigrantët shqiptare, por jo vetëm”, shprehen përfaqësues të kësaj shoqate për Gazetëm Si. “Platformat e ‘Agimit të Artë’ që njihen në opinionin publik kanë bërë përpjekjet e tyre për të përdorur populizmin, por nuk kane gjetur mbëtshteje nga shoqëria greke, pasi edhe shteti ka neutralizuar nismat e tyre për të nxitur masat shoqërore".

Ndërkohë ekspertët perëndimore shprehen se nëse udhëheqësit kryesorë të Europës nuk marrin nën kontroll çështjen e emigrimit, populistët duket se do të jenë ata që do të vendosin për fatin e mijëra emigrantëve.

Në disa nga destinacionet kryesore të emigrantëve shqiptarë, vëmendjen mediatike janë duke e marrë liderët që janë kundër emigracionit, duke filluar nga Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Marine Le Pen në Francë. Ndërkohë që udhëheqësit e Europës po i lënë populistët të vendosin për fatin e të ardhurve, përmes frikësimit dhe deklaratave raciste, humbësit e vetëm ka të ngjarë të jenë vetë emigrantët.

“Kohët e mira për emigrantët e paligjshëm kanë mbaruar." Këto ishin fjalët me të cilat Matteo Salvini mirëpriti 158 refugjatqë të shpëtuar në Mesdhe, verën e kaluar teksa zbritën në Sicili.

Si politikanët më i fuqishëm, Salvini ka premtuar deportimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm, një politikë që prek edhe emigrantët nga vendi ynë. Në Itali jetojnë 460 mijë emigrantë shqiptarë, por vetëm 140 mijë e të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane. Duke qënë se pjesa dërrmuese e tyre punojnë në të zezë, ata nuk kanë mundësi të integrohen në jetën sociale italiane, një pjesë, duke iu bashkuar shpesh herë bandave kriminale shqiptare. Kjo ka bërë që në burgjet italiane të jënë gati 2 800 shqiptarë, pothuajse njësoj sa rumunët dhe të dytët vetëm pas marokenëve. Por shqiptarët në Itali shoqërohen në burgje vetëm kur janë rezidentë në Itali dhe kur kanë kryer krime të rënda në mënyrë të përsëritur. Në rastet e tjera ata kthehen mbrapsht në Shqipëri me vendimin e përzënies. Dhe në fakt në vitin 2016 u dëbuan nga Italia rreth 5 mijë e 800 shqiptarë.

Matteo Salvini

Shtypi italian shkruan vazhdimisht se në pjesën më të madhe, shqiptarët e arrestuar rezultojnë të pranishëm në Itali me pa dokumente dhe se shumicën e rasteve mund të jenë dëbuar disa here. Por qeveria e re italiane ka bërë të qartë së është e gatshme të bëjë gjithçka për të frenuar emigracionin e paligjshëm, sidomos në kushtet kur një pjesë e shqiptarëve kanë fitur një nam prej “trafikantësh dhe kriminelësh” në vendin fqinj.

Kjo frymë përcmimi ndaj emigrantëve është fuqizuar edhe më shumë në Evropë përgjatë muajve të fundit, falë dhjetërave politikanëve populistë që “gdhihen dhe ngrysen” me paralajmërimet se emigrantët po u marrin europianëve vendet e punës, statusin social, apo akoma më keq se emigrantët do të shpërbëjnë identitetin e kombeve europiane.

Në mendjet e shumë europianëve, emigrantët konsiderohen më shumë si “kërcënim” se sa si qënie njerëzore. Për kundërshtarët, të sapoardhurit përfaqësojnë disa njerëz që kërcënojnë të rrisin nivelet e krimit dhe përfitojnë nga shërbimet e paguara nga taksat e popullsisë vendase. Europianëve në veçanti nuk u pëlqen emigrimi i muslimanëve, duke pasur frikë se të sapoardhurit mund të përfshijnë militantë të ISIS-it, që planifikojnë sulme terroriste. Të sapoardhurit e kanë zakonisht të vështirë të gjejnë punë, të paguajnë vetë taksat e tyre dhe detyrohen të punojnë në vende pune që nuk janë aspak tërheqëse për vendasit si dhe të përballen me paragjykime të shumta. Në Francë, emigranti Mamoudou Gassama, mori nënshtetësinë vetëm pasi u ngjit në një ballkon për të shpëtuar një fëmijë katërvjeçar që ishte duke rënë.

Parlamenti i Francës ka miratuar zyrtarisht një ligj të ri për azilkërkuesit dhe emigrantët, pavarësisht kundërshtimeve të pothuajse të gjitha partive të tjera politike. Qeveria e Emmanuel Macron ka shkurtuar afatet e aplikimit për azil, por ka dyfishuar kohën për të cilën mund të ndalohen emigrantët e paligjshëm. Ndër të tjera, Macron ka imponuar edhe dënim me një vit burg për këdo që hyn në mënyrë të paligjshme në Francë.

Ammnauel Macron dhe Angela Merkel

Partia qeverisëse e Presidentit Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e kërkimit të azilit, por figurat e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se masat e marra shkojnë shumë larg. Sipas ligjit të ri, Franca mund të burgosë edhe emigrantët e paligjshëm të kapur me letra të rreme me deri në pesë vjet, dhe me një vit burg ata që hynë në mënyrë të paligjshme në vend.

Dhjetëra mijëra emigrantë të paligjshëm punojnë aktualisht nëpër restorante, fabrika dhe në zona ndërtimi, përfshirë këtu edhe shumë shqiptarë. Shumë prej tyre përfundojnë duke fjetur në rrugët e Parisit për shkak të mungesës së akomodimit, ose duke qëndruar në kampin e Calaisit, me shpresën se do të hyjnë me kamionë në Britani.

Refugjatët shqiptarë ishin grupi më i madh i vetëm i azikërkuesve gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se Shqipëria është shpallur si një vend i “i sigurt” origjine. Pascal Brice, kreu i agjencisë franceze për mbrojtjen e refugjatëve tha se numri i aplikantëve ishte rritur me 6.5 për qind në vitin 2016 dhe 17 për qind gjatë vitit 2017. Sipas tij, kjo konfirmon se Franca është një nga vendet me numrin më të madh të kërkesave për azil në Evropë. Brice theksoi se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të aplikantëve për azil në Francë, duke paraqitur gjithsej 7,630 kërkesa. Sidoqoftë, shkalla e pranimit ishte vetëm 6.5 për qind dhe shumica e qytetarëve shqiptarë, sipas ligjit të ri, do të përballen me dëbim dhe burg.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të ligjit të ri është se emigrantëve që nuk do t’u jepet azili mund të mbahen deri në 90 ditë në paraburgim, pothuajse dyfishin e periudhës ekzistuese.

Kundërshtarët u ankuan në parlament duke thënë se emigrantët po trajtoheshin si kriminelë. Fëmijët mund të mbahen gjithashtu në paraburgim së bashku me familjet e tyre, edhe pse zyrtarët ranë dakord të ngrenë një grup pune për të shqyrtuar çështjen. Në vitin 2017, më shumë se 270 të mitur u mbajtën në qendrat administrative të paraburgimit, dukë bërë që shumë aktivistë ta konsideronin këtë politikë, si një praktikë “barbare”. Afatet për parashtrimin e kërkesave për azil ose apelimin kundër refuzimit të tyre kanë ngritur gjithashtu shqetësime. Emigrantët, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, do të kenë 90 ditë kohë për të paraqitur aplikimin (jo 120 ditë) dhe dy javë për të apeluar kundër refuzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë