Futboll

Poloni me mungesa dhe presion rezultati, një favor për kuqezinjtë në ‘Air Albania’

Gazeta Si – Shqipëria përballet me Çekinë më 7 shtator dhe e gjithë vëmendja është te kjo ndeshje. Nëse kuqezinjtë marrin pikë në Pragë, do të jenë edhe më të karikuar për Poloninë 3 ditë më pas. Ndeshja që luhet në ‘Air Albania’ në fakt, më 10 shtator, duhet fituar me çdo kusht për të shkuar në Gjermani 2024.

Në favorin e Kombëtares shqiptare është situata që po kalojnë aktualisht polakët. Ata kanë disa probleme të brendshme, ku ylli i skuadrës, Robert Levandovski, ka kritikuar jo pak shokët, ndërkohë që në Tiranë do të vijnë me disa mungesa të rëndësishme.

Nga ndeshja Poloni-Shqiperi, 1-0. Gazeta Si, 5 shtator 2023

Në radhët e Polonisë mungojnë mbrojtësi Salomon, Zalevski i Romës dhe portieri Skorupski. Po ashtu, sipas shtypit sportiv në Poloni, edhe portieri i Juventusit, Shezni, mund të mos luajë për shkak dëmtimi. Ai nuk është aktivizuar edhe me skuadrën e tij në Serinë A.

Situata te Polonia u rëndua jo pak pas humbjes në Moldavi. Ajo mban vendin e 3-t në grup, me 6 pike pas nesh. Në dy ndeshjet e radhës polakët kanë shumë presion për rezultatin dhe sfida në Tiranë me kuqezinjtë është vendimtare për fatet e grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë