Futboll

Polonia fluturon drejt Katarit e shoqërar nga dy avionë ushtarakë

Gazeta Si – Kombëtarja polake e futbollit mbërriti të enjten në mbrëmje në Katar, ku të dielën nis Botërori. Gjatë fluturimit për në këtë vend është shoqëruar nga dy avionë ushtarakë F16.

“Faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta, të dashur pilotë”, – shkruhet në një postim në Instagram të federatës polake, të shoqëruar edhe me videon nga avioni i skuadrës.

Vendimi për ta bërë udhëtimin të shoqëruar nga avionët ushtarakë është marrë për qëllim mbrojtës, pas ngjarjes së dy raketave që kanë rënë në Poloni së fundi, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë