Bota

Polonia dhe Bjellorusia përplasen për emigrantët në kufi. NATO: Situatë e rëndë (Foto)

“Duam të shkojmë në Gjermani, duam të shkojmë në Gjermani! Lufta e re "hibride" mbi lëkurën e emigrantëve po zhvillohet në Kuznica Bialostocka, një fshat me pak banorë në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, ku autoritetet polake kanë zmbrapsur një kolonë prej të paktën 500 personash që janë mbledhur përgjatë gardhit me tela me gjemba.

Akuza është e gjitha për regjimin e Minskut, pasi kanë qarkulluar video që tregojnë ushtarë bjellorusë që shoqërojnë një mijë refugjatë me familje dhe fëmijë, shumica e tyre nga Lindja e Mesme, në pyllin që kufizohet me rajonin polak të Podlaskie.

Kur kolona arriti te gardhi metalik, duke u përpjekur të kalonte telat me gjemba, ushtarët e Varshavës filluan të gjuanin gaz lotsjellës. Në një video të shpërndarë në rrjet, dëgjohen edhe të shtëna armësh, teksa helikopterët fluturojnë mbi zonë.

“Kam paguar 20,000 euro në një agjenci udhëtimi”, tha një grua kurde irakiane për gazetën britanike “The Guardian”. “Ne e dimë se jemi duke u përdorur nga Lukashenko, por nuk kemi të ardhme”, tha Ahmed për televizionin BBC.

Si rezultat, ministri polak i Mbrojtjes, Mariausz Blaszczak, ndërsa Minsku mohon çdo përfshirje, duke qortuar në Varshavë “një qëndrim çnjerëzor dhe indiferencë ndaj refugjatëve, njofton vendosjen e 12,000 ushtarëve në kufi. Të njëjtën strategji po e vlerësojnë edhe në Lituani, ndërsa në selinë e NATO-s thonë se janë “të shqetësuar”.

Për të konfirmuar unitetin e synimeve dhe opinioneve mes Polonisë, Evropës dhe NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan në Twitter: "Përdorimi i emigrantëve nga Bjellorusia, si një taktikë hibride është i papranueshëm. NATO solidarizohet me Poloninë dhe të gjithë aleatët në rajon", shkroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, duke e cilësuar situatën në kufi si "serioze".

Mëngjesin e të martës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki thase se kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi kërcënon "stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë BE-së", shkroi kryeministri përmes Twitter-it.

“Mbyllja e kufirit është në interesin tonë kombëtar. Por sot stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së janë në rrezik”. Gjermania i bën thirrje ndërkohë Bashkimit Europian.

“Polonia apo Gjermania nuk mund ta përballojnë këtë krizë të vetme”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer për gazetën “Bild”. “Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të mbrojë kufirin e saj të jashtëm. Kjo do të ishte detyra e Komisionit Evropian, i bëj thirrje që të veprojë”.

Ndërkohë, në Bruksel, pasi BE-ja hodhi poshtë kërkesën e Varshavës për të përballuar kostot e murit kufitar disa javë më parë, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, flet për shfrytëzim të papranueshëm, ndërsa kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, apelon “për shteteve anëtare të zgjerojnë regjimin e sanksioneve kundër regjimit bjellorus për këtë sulm hibrid”.

Ajo njofton për një "listë të zezë për linjat ajrore të vendeve të treta aktive në trafikimin e qenieve njerëzore", pasi foli me kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Dhe, ndërsa sanksionet e reja do të diskutohen javën e ardhshme në Këshillin e Punëve të Jashtme, po bëhet gjithnjë e më e qartë se përshkallëzimi mes BE-së dhe Bjellorusisë është kryesisht për shkak të emigrantëve.

Të refuzuar nga policia polake (dhe nga grupe të rinjsh nacionalistësh që patrullojnë kufirin "në mbrojtje të identitetit sllav"), ndërkohë që rojet kufitare bjelloruse refuzojnë t'i lënë të kthehen, mijëra persona janë të bllokuar në një tokë të askujt, mes njerëzve jomikpritës, pyjeve dhe temperaturat nën zero.

Në fakt janë emigrantët që ikin nga masakrat e Irakut, Sirisë dhe Afganistanit, të cilët bëhen përdoren në mënyrën më të keqe. Që nga fillimi i krizës, ka pasur tashmë të paktën tetë viktima të kësaj lufte imagjinare.

Ministri i Brendshëm bjellorus, Ivan Kubrakov, tha se emigrantët nuk kanë shkelur legjislacionin kombëtar dhe prania e tyre në territorin bjellorus është e ligjshme. Sipas mediave në Minsk, rreth 2000 emigrantë në kufi janë kryesisht kurdë dhe ka shumë fëmijë në grup.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë