E gjithë vëmendja tashmë është në fushën e gjelbër ku Shqipëria është më afër se kurrë Botërorit. Fitorja ndaj Polonisë do të ishte historike për vendin tonë, duke siguruar për herë të parë një vend në organizimin më të madh të futbollit. Ka qenë Arbër Hoxha i cili ka shënuar golin e parë për kombëtaren në minutën e 42, duke ngritur në këmbë të gjithë tifozët. Por në pjesën e dytë Polonia ka barazuar dhe më pas ka kaluar në avantazh.
Një pjesë e parë që ashtu siç ishte parashikuar po shkonte drejt rrjetave të paprekura. Kuqezinjtë të mirëorganizuar në mbrojtje dhe megjithëse Polonia provoi ti vinte në presion, të besuarit e Sylvinho-s nuk gabuan.
Të dyja skuadrat luajtën kujdesshëm duke e ditur që çdo gabim do të ketë pasoja të mëdha. Një ndërrim i detyruar te Kombëtarja jonë e cila humbi Ajetin për shkak dëmtimi që u zëvendësua nga Ismajli.
Sa ju përket sulmeve të kuqezinjve, Asllani, Uzuni dhe Laçi provuan të vinin në vështirësi Grabara-n. Kontrolli i topit ishte i vendasve por megjithatë nuk arritën të krijonin rastet e nevojshme për Leëandowski-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje