Ekonomi

Politikat monetare mbeten të pandryshuara. Sejko: Rritja e çmimeve është kalimtare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko raportoi se politikat monetare do të vazhdojnë të jenë të pandryshueshëm. Niveli i normave të interesit do të vazhdojë të mbetet në nivelin e 0.5% dhe ato të depozitave me 0.1% dhe të kredive një ditore me 0.9%. Inflacioni do të vazhdojë të mbetet nën objektivin e vendosur.

Gjatë konferencës për shtyp, Guvernatori i BSH-së tregoi se për tremujorin e parë të vitit 2021, ekonomia  e vendit u rrit me 5.5% dhe se deri në periudhën afatmesme parashikohet qëndrueshmëri ekonomike dhe një rritje  e shpejtë për 2 vitet e ardhshme.

Duke përmendur rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës, z.Sejko theksoi se është një fenomen kalimtar dhe se nuk do të qëndrojë gjatë në tregje.

“Gjatë muajve paraardhës, u zgjerua sektori i shërbimeve dhe prodhimeve, por jo tregu i punës.”

Tregjet tregojnë likuiditet të bollshëm, por do të ketë një miksim të stimulit fiskal dhe atij monetar për një ekonomi më stabël, sipas z.Sejko.

Faktorët mbështetës të rritjes ekonomike kanë ardhur drejt konsolidimit. Reduktimi i kufizimeve si pasojë e procesit të vaksinimit, përmirësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit, zgjerimi i kërkesës së huaj, si dhe stimuli fiskal dhe monetar, kanë gjeneruar premisat e nevojshme për një normalizim gradual të aktivitetit ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë