Treg

Politikat e reja të BQE, ulen normat e interesit të kredive

Politikat e reja të Bankës Qendrore Europiane janë një lajm i mirë për ata që duan të rimbursojnë një kredi dhe/ose për atë që po mendon të marrë një të re.

Normat e interesit, si ato fikse, ashtu edhe ato që variojnë, janë të destinuara të ulen më tej krahasuar me minimumet e fundit ose në hipotezën më të keqe të qëndrojnë ende për shumë kohë ato aktuale.

Tregu ka paralajmëruar lëvizjet zgjeruese të Bankës Qendrore Europiane ku ka ulur javët e fundit indekset e Euribor (që përdoren për të llogaritur muaj pas muaji importin e normave të interesit të kredive variable) dhe indekset Eurirs (që përdoren për të bllokuar, për të gjithë periudhën e kontratës, interesin fiks).

Të premten 13 shtator në mëngjes Euribor për një muaj ka rënë në -0,438% (minimui historik) ndërsa indkeset Eurirs nuk janë më në minimum por qëndrojnë megjithatë shumë të ulta. Dhjetëvjeçarët janë në 0, 15 vjeçarët në 0,15% e 20 vjeçarët (të përdorur për kreditë me të njëjtën periudhë kohëzgjatjeje shlyerjeje) me 0,3 për qind.

Duke bërë llogaritë e duhura sot mund të marrësh një kredi me normë interesi fikse edhe nën 1% e një me normë të lëvizshme rreth 0,5%.

Kjo do të thotë që gama e huamarrësve që mund të përmirësojnë kredinë e tyre për shtëpi (duke e transferuar atë përmes një zëvendësimi në një bankë tjetër që ofron kushte më të mira) po zgjerohet. Duhet thënë se vitet e fundit huamarrësit në Itali kanë kryer detyrën e tyre shumë mirë, atë të azhurnimit të kontratës së tyre në kushtet e ndryshuara të tregut.
Ka pasur një valë të fort të zzëvendësimit të kontratave rreth 2014-ës që ka pasuar një tjetër në 2016-ën e mes 2018.

Pas kësaj normat shumë të ulta nuk lejonin tjetër hapësirë dhe zëvdësimet ranë duke kontribuuar edhe në rënien e përgjithshme të disbursimeve të huave hipotekare për shtëpi. Por tanimë, tregu është hapur sërish. Sepse në thelb të gjithë ata që po rimbursojnë një kredi me një normë interesi 1,5% mund të vlerësojnë osionin e zëvendësimit duke synuar një normë interesi nën 1%, qoftë në rastin e interesit fiks, qoftë në atë të lëvizshëm.

Përsa i përket zëvendësuesëve serial (ose më saktë atyre që kanë mbi shpatulla një apo dy zëvendësime kontratash) nuk do të kenë një prezantim dinjitoz në dyert e bankave.

Por duhet thënë që në këtë fazë bankat mund të jenë të gatshme ti “pranojnë” sepse janë të ndërgjegjshëm që nivelet aktuale të normave të interesave janë aq të ulta saqë është e vështirë që në të ardhmen që një klient që nënshkruan një kontratë me këto interesa të ulta të nisë të kërkojë të ndryshojë kontratën në 1 apo dy vite për një kontratë më konkurruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë