Ekonomi

Politika e supermarketit

Historia e politikës britanike e treguar nëpër korridoret e marketeve

Nuk ka një muzeum për Margaret Thatcher. As nuk ka nevojë për një të tillë, duke pasur parasysh supermarketin e Sainsbury-t në rrugën kryesore në Finchley, ish-zona e saj elektorale.

Ajo shkoi atje më 16 mars 1987, duke inspektuar salsiçet, duke hapur kanaçe pas kanaçe dhe duke mbajtur një predikim për punonjësit e saj. “Ekonomia e tregut nuk është vetëm një teori – në fakt, burrat dhe gratë mund të shpenzojnë fitimet e tyre në vendin e zgjedhjes së tyre, në dyqane si këto.”

Supermarketi është mënyra më e mirë për të kuptuar Thatcher dhe kredon e saj. Babai i saj ka qenë një perimeshitës. Si një kandidate e re e konservatorëve, ajo predikoi për disiplinën fiskale me anë të një analogjie të gruas shtëpiake që menaxhon buxhetin e blerjeve. Kur ajo po përgatiste agjendën e privatizimeve, ajo krahasonte konkurrencën e fortë midis gjigandit Tesco dhe supermarketit Sainsbury me kompanitë e prapambetura shtetërore. Gjatë luftës së ftohtë supermarket do të thoshte liri: për të bërë ndryshimin midis sistemeve tona, do të thoshte ajo, krahasoni dyqanet e zbrazëta në Moskë me bollëkun që ka një dyqan Asda.

Politikat e Thatcher kanë dalë jashtë mode për pak kohë. Brexit, pandemia dhe konvulsionet e brendshme partiake sollën shqetësime të tjera, përtej çmimit të salsiçeve.

Në vazhdën e fitores së Boris Johnson në 2019, intelektualët konservatorë deklaruan se kultura e kishte mposhtur ekonominë. “Nuk është ekonomia, budalla”, ishte një titull. Ekonomia kishte ide të tjera. Supermarketi është sërish në qendrën e politikës britanike. Është vendi i arritjes më të madhe të Rishi Sunak dhe dhimbjeve më të këqija të kokës. Ajo që do të ndodhë në terren do të përcaktojë postin e tij të kryeministrit.

Politikanëve u pëlqejnë supermarketet pjesërisht sepse në panelet konsumatore krijohet panorama e e elektoratit që asnjë parti politike nuk e pikturo dot. “Ata vinin të gjithë tek unë fillimisht në fillim të takimit dhe thoshin “hej, çfarë po ndodh këtu?”, – thotë Justin King, një ish-drejtor i Sainsbury dhe një anëtar i këshillit të biznesit të David Cameron.

Çfarë po ndodh aty është brutale. Një vit para se Cameron të fitonte në 2015-n, çmimet e ushqimeve po binin vazhdimisht pas uljeve të njëpasnjëshme në markete. E gjitha kjo ka ndryshuar. Çmimet e ushqimeve janë rritur më 17%, pas luftës në Ukrainë.

Blerësit priren të ndryshojnë habitatet e tyre kur inflacioni arrin 4%, thotë Fraser McKevitt nga Kantar, një firmë konsulence, duke u zhvendosur nga brandet e mëdha te produktet e linjës. Një luftë çmimesh po nis.

Ocado, një shitës ushqimesh në internet, ka thënë se do përputhet me çmimet e Tesco-s; Tesco dhe Sainsbury ka premtuar për t’iu përshtatur atyre të Aldit, zbritje.

Sunak e ka kuptuar rrezikun. Ai ka kthyer përgjysmimin e inflacionit në prioritet. (Jo si Liz Truss, ai e kujton saktë Thatcherizmin si një projekt për të frenuar inflacionin në radhë të parë dhe për të ulur taksat së dyti.) Ai ka gjasa t’ja dalë në këtë drejtim, por politikat do të jenë të mjerueshme: e vetmja gjë që mund të bësh është të rrish ulur dhe të mos shpenzosh para. Ai as nuk do të falenderohet.

Nga 36 vende të anketuara nga Ipsos, një sondazh, votuesit britanikë kanë më shumë gjasa të fajësojnë qeverinë e tyre për inflacionin. Historia sugjeron se kompetenca ekonomike është vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme dhe se sapo një parti të humbasë udhëheqjen e saj në këtë fushë, siç bënë konservatorët nën drejtimin e Truss, mund të duhen vite për ta rikthyer atë. Reagimet nga fokus grupet e qeverisë janë të zymta: pjesëmarrësit shkojnë rreth tryezës duke krahasuar çmimin e djathit dhe qumështit.

Dyqani i shkretë Finchley dëshmon për kohët e vështira. Rrugët janë zbukuruar me pankarta: “Çmime të mira”, “Oferta Speciale”, “Çdo gjë nën 2 paund”. Ka shumë hapësirë aty ku duhet të qëndronin selinoja dhe domatet. Rikthimi i inflacionit do ta llahtariste Thatcher. Por ajo që do e stresonte më shumë atë do të ishte se si disa nga partia e saj e shohin ndryshe supermarketin tani. Ajo pa bukurinë e orarit në zinxhirin e furnizimit: arkivat e saj mbajnë një shënim në të cilin ajo ka nënvizuar se si një dyqan kishte rregulluar akset e kamionit për të rritur kapacitetin e ngarkesës. Ajo i kërkoi Roy Griffiths, drejtor i një pike Sainsbury, të rregullonte menaxhimin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Por një krah i konservatorëve që e quan veten “Thatcherite” e ka trajtuar rrjetin e shpërndarjes së supermarketeve ashtu si një fëmijë me çekiç trajton një orë dore. Brexit ka qenë i dhimbshëm për një industry, modeli i biznesit të të cilit ishte ndërtuar jashtë kufijve, lëvizja e lirë dhe forca punëtore. Do të përkeqësohet nëse dhe kur përfundimisht të vendosen kontrollet e plota të importit vitin e ardhshëm.

Dyshimi ka zëvendësuar admirimin. Andrew Davies, lideri i konservatorëve në Welsh, këtë muaj u tall me një kundërshtar që ankohej për mungesën e zarzavateve si “liberal metropolitane”; triumfi i viteve 1980 kishte qenë për të sjellë shijet metropolitane në tryezat provinciale. Ministrat i janë përgjigjur mungesës së perimeve të freskëta, të cilat janë kryesisht për shkak të kostove të larta të energjisë, duke thirrur qortuar shitësit. Si përgjigje, disa shitës me pakicë po refuzojnë të ndajnë të dhënat e tyre për mungesat. “Ka mungesë respekti të vërtetë për thellësinë e vështirësisë që përfshin kjo industri,” thotë një shef supermarketi.

Duket sikur sa më shumë konsumatorët e imitojnë Thatcher, aq më pak kujtohet ajo për mirë. Estetika e përballjes dhe trazirave janë të lehta për t’u imituar. Durimi strategjik dhe dashuria e konsumatorit shpesh neglizhohen. Sunak, po mund ta arrijë atë. Në thelb të marrëveshjes së tij të rinovuar me BE-në për Irlandën e Veriut është një rregullim doganor për supermarketet, një përpjekje për të pajtuar revolucionin kushtetues të Brexit me dëshirën e thjeshtë të njerëzve në Belfast për të blerë byrek dhe lazanja në mikrovalë aq lehtë sa një banor i Blackpool. Shefat e supermarketeve janë impresionuar nga teknikat e kryeministrit. “Ai ishte personi i parë që me të vërtetë, me të vërtetë e përfshiu atë në çdo detaj,” thotë njëri. Kjo është larg nga një garanci e suksesit politik. Por në kohë të mjerueshme është një fillim thelbësor./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë