Analize

Politika e jashtme amerikane në epokën e Donald Trump

Samiti mes Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un është konsideruar si takimi më i rëndësishëm në historinë e dy vendeve, të cilat janë përfshirë prej dekadash në një diksur përplasjeje më njëra-tjetrën. Megjjithatë duke anuluar samitin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Presidenti Trump ka dështuar në detyrën më të madhe si negociator i arenës botërore duke i dhënë diktatorit një fitore në “pjatë argjendi”. Në një letër drejtuar Kim, të publikuar ndërkohë që gazetarët perëndimorë po shikonin shkatërrimin e bazës bërthamore të Koresë së Veriut, Trump shkruante se duke u bazuar në armiqësinë e shfaqur në deklaratën e fundit të liderit korean, vazhdimi i samitit do të ishte "i papërshtatshëm.

Sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhe, Trump mori vendimin e papritur për shkak të shkeljes së premtimeve nga ana e Phenianit, faktin që ekspertët ushtarak nuk u lejuan të shikonin shkatërrimin e bazës bërthamore dhe fakti që disa zyrtarë amerikanë shkuan javën e kaluar në Singapor për t’u takuar me zyrtarët e Koresë së Veriut, për të folur mbi samitin. Ata pritën për ditë të tëra por Koreja e Veriut nuk u shfaq kurrë. Megjithatë, vendimi për t’u tërhequr nga samiti me Korenë e Veriut përfundon gjashtë javë të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane, duke zbuluar një dritare të vizionit të Presidentit Trump për çështjet botërore, e cila mund të shqetësojë miqtë dhe armiqtë e  Amerikës.

Në mes të prillit, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën një sërë sulmesh ajrore nga mbi Siri, duke shktërruar disa baza ushtarake në hakmarrje për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Asadit. Më pak se një muaj më vonë, Presidenti Trump nxorri SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin, për të cilin kishte këmbëngulur gjithmonë ishte e padrejtë për SHBA-në por edhe për miqtë e saj në rajon. Në mes të muajit maj, ai ndoqi premtimin e bujshëm që dha gjatë fushatës presidenciale dhe zhvendosi ambasadën Amerikane në Jeruzalem. Tani, rreth 10 ditë më vonë, ai është tërhequr nga samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Respektimi i angazhimeve

Nësë ka diçka që që Zoti Trump ka treguar me siguri është gatishmëria e tij për të ndjekur angazhimet e bëra gjatë fushatës. Por, për të dyjat vendimet, si dalja nga marrëveshja me Iranin ashtu dhe lëvizja e ambasadës në Izrael, u morën nxitimthi pa konsideruar kontekstin dhe pasojat e situatës. Vendimi i zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem është bërë në mënyrë të izoluar dhe nuk është parë kurrë si pjesë e ndonjë përpjekjeje më të gjerë për të bërë përparime në lidhje me paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Ai erdhi mes rritjes së tensionet në Rripin e Gazës dhe përplasjeve ushtarake mes Izraelit dhe Iranit. Për marrëveshjen e Iranit, nuk ka ende vizion strategjik të qartë. A do të çonte ky hap drejt kufizimit të programit bërthamor të Iranit? A do të mbështetej më tej nga aleatët kryesorë të Uashingtonit? Dhe a nuk do të rriste tensionet midis SHBA dhe lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë si Kina dhe Rusia?

Bombardimet e mëhershme në Siri duket si i dërguan një mesazh te Presidenti Assad se ishte mbushur kupa. Por sërish edhe në këtë vendim mungonnte strategjia. Trump ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, por kjo deklaratë bie ndesh me qëllimin e administratës për të frenuar ndikimin e Iranit në Siri dhe më gjerë.

A do të takohen Kim dhe Trump?

Problemi i vendimin për t'u tërhequr nga Samiti i Singaporit ishte optimizmi i tepërt dhe mungesa e përvojës për ta bërë realitet. Koreja e Veriut është një vend i vështirë për t'u negociuar. Administratat e mëparshme janë përpjekur, por dy herë që kanë arritur marrëveshje, kanë dështuar. Ideja e samitit u shfaq pothuajse nga askundi. Ajo erdhi si një antidot ndaj rritjes së nivelit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit. Por ishte një dështim që në planifikimin e tij. Afati kohor ishte shumë i shkurtër. Ishte bërë shumë pak punë paraprake. Çështjet që do të shtroheshin në tavolinë ishin shumë komplekse dhe boshllëqet në mes të dy palëve dukeshin të papërballueshme. Vendosja për mbajtjen e samitit të nivelit të lartë ishte një vendim që reflektoi vetëbesimin bombastik të Presidentit Trump dhe aftësisë e tij si negociator. Megjithatë, Presidenti amerikan nuk e ka ende të qartë, si funksinon diplomacia.

Një problem thelbësor në politikën e jashte të Administratës Trump janë tavolinat boshe në departamentin e shtetit ku duhet të ishin ulur ndihmëssekretarët që kanë një rol thelbësor për marrëdhëniet e Amerikës me botën. Kjo është arsyeja pse qeveritë evropiane që po negociojnë me amerikanët për një marrëveshje të vazhdueshme për Iranin, u shqetësuan kur zbuluan se përpjekjet e tyre nuk kishin mbërritur në tryezat e eskpertëve të politikës së jashtme të SHBA-së. Gjëndja e rënduar në Departamentin Amerikan të Shtetit mund të zgjidhet vetëm nga sekretari i ri i shtetit, Mike Pompeo. Por gjithçka që mund të themi është se “më mirë vonë se kurrë”.Tashmë janë marrë disa vendime të rëndësishme të politikës së jashtme dhe bota do të duhet të jetojnë me pasojat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë