Analize

Politika cinike e Bashkimit Europian ndaj Italisë

Do të ishte e lehtë të fajësoje qeverinë populiste italiane për braktisjen e qindra emigrantëve në mes të detit, duke mbyllur këtë javë portet e Italisë dhe duke refuzuar në mënyrë absoltute ankorimin e anijes “Aquarius” në brigjet e saj. Por, si shumica e shpjegimeve të lehta për situatat komplekse, arsyetimi i mësipërm është tejet cinik, pasi vërteta është shumë më e thellë dhe më e errët.

Së pari, politika e Europës për hapjen e dyerve dhe mikëpritjen e emigrantëve ka kohë që ka humbur fillin. Numri i të ardhurve është zvogëluar krahasur me vitet e mëparshme, veçanërisht në Greqi, e cila ka lidhur një marrëveshje e dyshimtë me Turqinë për të mbajtur nën kontroll trafikantët e qënieve njerëzore, të cilët u përqëndruan kryesisht tek sirianët që përpiqeshin t'i shpëtonin konfliktit të përgjakshëm. Por ndërkohë që Europa “pushonte”, Italia ka shpëtuar varkat e refugjatëve për vite të tëra. Pas rënies së Muamar Gadafit, qindra mijëra njerëz kanë mbërritur në Itali, jo vetëm nga Libia por edhe nga vendet afrikane, të cilat nuk janë në luftë. Në rrethana normale, shumica prej tyre do të klasifikoheshin si emigrantë ekonomikë dhe do të dëboheshin, por procesi i azilit është i gjatë dhe trajtimi i tmerrshëm i emigrantëve në duart e bandave libiane gjatë rrugës, i bën shumë raste edhe më komplekse.

Shumë emigrantë nuk duan të qëndrojnë në Itali. Qëllimi i tyre është veriu i pasur i Europës, por Franca dhe Austria kanë bllokuar rrugën, duke forcuar kontrollet në kufijtë e tyre me Italinë. Ky fakt i ka shërbyer si argument ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, për të pohuar se vendi i tij është kthyer në "kampin e refugjatëve të Europës". Dhe para se ta konsideroni Matteo Salvinin si një ekstremist të pamëshirshëm që kërkon të “luajë” më BE-në, na lejoni t’ju themi se ai ka të drejtë.

Ishte qeveria e majtë e Kryeministrit italian, Paolo Gentiloni, ajo që fillimisht kërcënoi të mbyllte portet e Italisë për anijet pa licencuara të refugjatëve. Gentiloni i kërkoi vendeve të tjera të BE-së të hapin dyert dhe të ndanin një pjesë të barrës së strehimit të emigrantëve, integrimit të tyre, dhënien e azilit dhe rikthimit të atyre që nuk kishin të drejtë të qëndronin në Europë. Askush nuk dëgjoi atëherë, por të gjithë po kushtojnë vëmendje Italisë tani. Shumica e italianëve nuk duan t’u kthejnë shpinën të varfërve dhe të arratisurve nga lufta, por zhgënjimi i tyre ka arritur kulmin dhe ata ndjehen totalisht të brakstisur nga BE-ja

Matteo Salvini është një politikan i guximshëm. Një populist në kuptimin e vërtetë të fjalës. Atë e gjen gjithhnjë në sheshet e qyteteve dhe në festat e fshatrave, duke dëgjuar me kujdes shqetësimet e italianëve. Salvini ka ndryshuar totalisht objektivin e tij pasi u zhvendos nga politika rajonale në atë kombëtare, duke vendosur në fokus të sulmeve të tij emigracionin dhe BE-në dhe duke shfrytëzuar zemërimin e italianëve me unionin. Por ministri i brendshëm i Italisë nuk është figura e vetme europiane që po përpiqet të fuqizohet politikisht duke nëpërmjet fushatave kundër emigrantëve.Kryeministri i ri i Spanjës hyri këtë javë mes Italisë dhe Maltës, duke hapur portin e Valencias për anijen “Aquarius”. Por pavarësisht solidaritetit të treguar, Spanja rrethohet nga një sërë vendesh europiane që janë kundër emigracionit. Ndërkohë që Suedia po shkon drejt një zgjedhjeje të përgjithshme, opozita po fiton terren nëpërmjet retoritakave të anti-emigracionit. Nga ana tjetër, Presidenti francez, i vetëdijshëm për humbjen e Frontit Nacional për shkak të retorikave ekstreme kundër refugjatëve, ka kaluar një legjislacion kundër emigracionit, duke i bërë të gjithë të ngrenë vetullat. Ai ka mbyllur gjithashtu kufijtë e vendit të tij, në mënyrë që të mbajë larg valët e parregullta të emigrantëve. Italia thjesht ka nxjerrë në pah se BE-ja ka mjaft vështirësi kur bëhet fjalë për një plan koherent, të bashkuar dhe funksional për të frenuar emigracionin e parregullt.

Ministrat e brendshëm të Austrisë (vendi që aktualisht mban presidencën e rradhës së BE-së), Gjermanisë dhe Italisë kanë njoftuar se po formojnë "boshtin" e tyre të bashkëpunimit mbi sigurinë dhe emigracionin. Ndërkohë kryeministri austriak dhe ai danez ministrat kanë diskutuar planin e tyre për ngritjen e një kampi të madh refugjatësh jashtë BE-së. Ndërkohë lideri austriak dhe ai danez kanë njoftuar planet për ndërtimin e një kampi të madh refugjatësh jashtë BE-së. Ideja e kampeve të jashtme nuk është e panjohur për Brukselin, pasi edhe Presidenti Macron ka folur në favor të tyre në të kaluarën. Por, si rezultat i qëndrimit të ashpër të qeverisë italiane, liderët evropianë po hidhen në veprim dhe po e marrin situatën me të cilën përballet Roma shumë më seriozisht. Qëndrimi i Italisë këtë jave duket se kishte për qëllim të alarmonte pjesën tjetër të Evropës dhe të bënte që “strucët ta nxjerrin kokën nga rëra”, në mënyrë që Brukseli të ndërmarrë politika pan-europiane për frenimin e emigracionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë