Nga Gazeta ‘Si’- Administrata Trump ka kërcënuar me hakmarrje nëse Bashkimi Europian favorizon prodhuesit europianë të armëve mbi homologët e tyre amerikanë, sipas një raporti të Politico.
Paralajmërimi, sipas raportit, u dërgua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së gjatë konsultimeve përkatëse të Komisionit për të promovuar procesin e riarmatimit të Europës.
“Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht çdo ndryshim në direktivë që do të kufizonte aftësinë e industrisë amerikane për të mbështetur ose për të marrë pjesë në prokurimin kombëtar të mbrojtjes së shteteve anëtare të BE-së”, ishte, sipas Politico, mesazhi nga Pentagoni.
“Politikat mbrojtëse dhe përjashtuese që i shtyjnë me forcë kompanitë amerikane jashtë tregut, ndërsa kompanitë më të mëdha të mbrojtjes në Europë vazhdojnë të përfitojnë shumë nga qasja në tregun e Shteteve të Bashkuara janë taktika e gabuar”, tha Uashingtoni.
Sipas Politico-s, ky qëndrim përbën një paradoks në qasjen e SHBA-së ndaj Europës.
Ndërsa administrata Trump u ka thënë vazhdimisht europianëve se dëshiron që ata të marrin përsipër pjesën më të madhe të mbrojtjes konvencionale të Kontinentit të Vjetër, SHBA-të nuk duan që kjo të vijë në kurriz të kompanive amerikane të mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje