Ka ndodhur

Policit në Shkodër i vendosin tritol në derën e shtëpisë: Nuk kam konflikte me njeri

Gazeta Si - Një sasi lëndë plasëse eksploziv shpërtheu në Shkodër rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tepe”.

Eksplozivi ishte vendosur në derën e shtëpisë private të oficerit të policisë Vilson Zhuri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin. 

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe po hetojnë rastin.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.

Zhuri, oficer prej dy vitesh në zonën e Pultit në Dukagjin, ngjarjen e lidh me detyrën dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Në zonë muajt e fundit janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis dhe ky mund të ketë qenë një sinjal për policin.

Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë