Gazeta Si – Me dhjetëra punonjës policie janë grumbulluar para godinës së Prokurorisë së Posaçme ku pritet të mbërrijë Sali Berisha për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Paralelisht, demokratët po zhvillojnë një protestë paqësore para Prokurorisë së Posaçme që ka nisur që prej orës 09:30.
Ish-kryeministri është nën hetim për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë.
Berisha qëndroi vetëm disa minuta në SPAK
Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, vetë Berisha edhe pse sulmoi drejtësinë, deklaroi se do ta respektojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.
Pavarësisht se kryedemokrati ka thënë se do të paraqitet në SPAK, vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së e konsideron antikushtetues e politik dhe shprehet se do e dërgojë në Strasburg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.