Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Tiranës njofton se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.
Në njoftim theksohet se vendimi është marrë nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përfshirja e të miturve, si dhe nga informacionet mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla.
Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytet, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet.
Policia apelon qytetarët që të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje