Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj K. S., i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.