Drejtësia

Operacion antidrogë në Tiranë dhe periferi të saj, dyshohet për një laborator kokaine

Gazeta Si – Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj. Sipas burimeve në rrugë jo ztyrtare, një laborator droge është gjetur në Qerekë nga SPAK.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë se policia ka nisur një operacion me urdhër të SPAK pas hetimeve në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese spanjolle.

Mësohet se nga ky aksion janë arrestuar disa persona. Ajo që raportohet është se efektivët e Forcave Operacionale po kryejnë kontrolle edhe në qytetin e Tiranës. Një nga zonat ku ka kontrolle është edhe Kodra e Diellit.

Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë