Tashmë bilanci i të eliminuarve të forcave të armatosura terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit ka shkuar në tre, me dy prej tyre të arrestuar nga policia si dhe katër të tjerëve të dyshuar në lidhje me to të cilët u zunë në posedim të radiolidhjeve.
Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare dhe kanë gjetur një sasi të madhe armësh dhe pajisjeve të rrezikshme ushtarake.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.