Kosova

Policia e Kosovës “mësyn” në një bankë serbe

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një tjetër degë të Bankës Popullore të Serbisë në Kosovë, e vendosur në zonën e Leposaviçit.

Lajmi u dha nga zyrtari i lartë i policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili shpjegon se operacioni ka ardhur pas një urdhri të nxjerrë prej Gjykatës së Mitrovicës.

Ai tha se operacioni është pjesë e një hetimi në vazhdim për krime ekonomike, konkretisht për pastrim parash.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, po bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike janë duke hetuar një rast të pastrimit të parave që ka pasur lidhje me bankat më herët,” tha Elshani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë