Ka ndodhur

Policia aksion te “5 Maji”, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacion në lagjen “5 Maji” në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, ku ka arrestuar dy persona.

Autoritetet sqarojnë se në pranga kanë rënë 22-vjeçari Kistjan Peçi dhe 34-vjeçari Evis Zeneli.

Arrestimi i tyre është bërë pasi është zbuluar se në një banesë në rrugën “5 Maji", ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm.

Në një banesë të marrë me qira nga Kristjan Peçi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike dhe dy grirëse të lëndëve narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Po ashtu është konstatuar se në këtë banesë kishte një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila dyshohet se është bërë nga Ervis Zeneli, i cili punon dha faturist në OSHEE. Ky i fundit ka rënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kontrollet e policisë në rrugën “5 Maji”, vijojnë pas vrasjes së Mehmet Qemës nga shoku i tij, Marjus Dema. Policia dhe më herët në këtë zonë zbuloi se në lokalin ku ndodhi vrasja ishte përshtatur një ambient për prodhimin e monedhave virtuale “Bitcoin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë