Ka ndodhur

Polici i patrullës në Berat, godet qytetaren, AMP e pezullon nga detyra

Gazeta Si – Një punonjës pranë Patrullës së Përgjithshme në Berat, është pezulluar nga detyra, pasi ka thyer rëndë Kodin Etik, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga ai.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra. Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë. Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat”, thotë AMP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë