Gazeta Si – Një polic i burgut të Burrelit ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit në banesën e tij.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 7:00 të mëngjesit. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale S.K., është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informoi sot policia.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan efektivin drejt këtij akti, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi pak ditë më parë një tjetër efektiv burgjesh në Tiranë u vetëvra me armë zjarri brenda banesës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




