Gazeta Si – Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
51-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor kur ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq. Ai ka rënë në një kanal me ujë, ku e ka marrë rrjedha.
Gjatë orëve të para të mëngjesit gjatë kontrollit që të çon në lumin Kir, është bërë i mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.