Ka ndodhur

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Nga Gazeta ‘Si’- Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kanosur me armën e shërbimit disa persona me të cilët ishte konfliktuar në një lokal në kryeqytet.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, E.H mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë