Futboll

Polemika ne Arabi/ Shenja e kryqit fut në telashe Ronaldon, është e ndaluar!

Gazeta Si – Portugezi shënoi golin vendimtar në gjysmëfinalen e Championsit aziatik, por ‘gaboi’ me shenjën e kryqit, sepse në atë vend është e ndaluar shprehja publike e besimit të krishterë.

Shënoi dhe më pas u fal, duke bërë shenjën e kryqit. Një gjest që lidhet me traditën, por mund të ndodhë që kjo traditë të jetë e ndaluar. Në Arabinë Saudite është e ndaluar që të tregosh publikisht besimin e krishterë, madje ka edhe penalitete për ata që nuk i respektojnë këto rregulla. Prandaj dhe shenja e kryqit e ka vënë Ronaldon në qendër të polemikave.

Goli me penallti i tij e ka çuar Al Nasr në finalen e Championsit aziatik, ku do të përballet me Al Hilal. Para se të festonte me ‘Siuuu’, portugezi bëri kryqin, një veprim të ndaluar në Arabinë Saudite.

Ata që nuk janë myslimanë, as mund të luten në publik, apo të shfaqin objekte që kanë lidhje me besimin e krishterë. Veprime të tilla në të kaluarën janë ndëshkuar ashpër. Kështu i ka ndodhur kolumbianit Juan Pablo Pino, i cili u arrestua, sepse u pa në një qendër tregtare të Riadit me një fanellë të hapur, që lejonte të shihej një tatuazh i Jezu Krishtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë