Motosport

Pole, Sprint, Garë – Marc Marquez i fiton të gjitha!

Nga Gazeta Si – Marc Marquez fitoi “German Grand Prix”, një garë e mbushur me incidente që e ndihmoi të rriste diferencën në klasifikimin e përgjithshëm të “MotoGP” në 83 pikë. Spanjolli kishte fituar edhe eventin Sprint të së shtunës duke lënë pas Marco Bezzecchi-n në xhiron e fundit për suksesin e 10 nga 11 në vitin 2025. Gara e të dielës ishte starti i 200 në MotoGP dhe nuk krijoi vështirësi për pilotin e Ducati-t që kryesoi gjatë tërë distancës prej nisjes nga “pole position”. Pas tij ndodhi gjithcka, sidomos në kthesën e parë duke lënë në garë vetëm 10 nga 18 pilotë në finish.

Kjo ishte fitorja e 4 rradhazi për Marc Marquez dhe suksesi i 9 në MotoGP në Sachsenring. Në total në karrierën e tij, Marc u bë piloti i dyti me më shumë fitore në cilindratën maksimale, 69 ose 20 më pak se Valentino Rossi. Alex Marquez që është ende në rekuperimin e frakturës që pësoi dy java më parë në “Dutch Grand Prix”, u rendi i dyti, përpara Francesco Bagnaia-s që plotësoi podiumin. Edhe tifozët ishin në një mëndje, Piloti i Ditës ishte pikërisht fituesi i Garës. Kampionati botëror vazhdon javën e ardhshme dhe spostohet në “Czech Republic Grand Prix” në Brno.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë