Gazeta Si – Piloti holandez arrin ‘pole position’ për garën e 17-të të Botërorit, atë të Losail në Katar, ku pritet që të zyrtarizohet kampion bote për herë të tretë radhazi.

‘Pole position’ me vetëm një ‘time attack’ final në raport me rivalët e tij të drejtpërdrejtë. Maks Vershtapen i mbylli kualifikueset me kohën 1 minutë, 23 sekonda e 778 të mijëtat. Në rreshtin e parë të dielën bashkë me SuperMaks (me shumë mundësi kampion atë ditë) do të jetë Xhorxh Rasëll i Mercedesit, 41 të mijëtat më pas.
Në rreshtin e dytë nisen Ljuis Hemilton (+.0.527) dhe Fernando Alonso (+0.591), pas eliminimit të kohëve të dy makinave MekLaren të Lando Norris dhe Oskar Piastri (i dyti dhe i 4-ti) për kalim të ‘track limits’. Australiani i MekLaren ka zbritur i 6-ti pas Sharl Leklerk në timonin e një Ferrari zhgënjyes.
The starting grid for Sunday's Qatar Grand Prix 👀#F1 #QatarGP pic.twitter.com/bw7Icd6XaU
— Formula 1 (@F1) October 6, 2023
Karlos Sainz niset nga rreshti i 6-të, që e ndan me Juki Tsunoda. Duke u kthyer te 10-shja e parë, në rresht të 4-t janë makinat Alpine të Pierr Gaslit dhe Esteban Okon, kurse Valteri Botas e mbylli në vend të 9-të, para Norris.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



