Gazeta Si – Futbollisti francez ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli anti-doping të kryer pas ndeshjes mes Udinezes dhe Juventusit. Pezullohet menjëherë.
Vazhdon periudha e zezë për Pol Pogba. Ai ka dalë pozitiv me testosteron pas një kontrolli të kryer më 20 gusht, kur u luajt Udineze-Juventus dhe ai as nuk zbriti në fushë. Lojtari është pezulluar nga Gjykata Antidoping dhe ka 3 ditë kohë për të kryer sërish analizat. Skualifikimi në rastet e dopingut shkon deri në 2 vjet, që mund të bëhen 4, nëse provohet se ka qenë e qëllimshme.

Duke u bazuar në rastin e fundit në Serinë A, që i përket Palominos së Atalantës, francezi i Juventusit duhet të dënohet për shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2, që kanë të bëjnë me “praninë e një substance të ndaluar” dhe “përdorimin e një substance të ndaluar”.
Pas Udinezes, ku nuk luajti, Pogba u aktivizua 52 minuta ndaj Bolonjës dhe Empolit, para se të dëmtohej te ndeshja e fundit. Orët e fundit, pas vështirësive të mëdha që ka kaluar, lojtari ka pranuar se ka menduar tërheqjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




