Futboll

Poketino shumë pranë akordit me Çelsin, për Brojën do të ishte pozitive

Gazeta Si – Mauricio Poketino është gjithmonë e më afër stolit të Çelsit. Ai ka parakaluar kandidatët e tjerë dhe sipas shtypit britanik ka më shumë shanse që të arrijë një marrëveshje me klubin londinez.

Ish-trajneri i Totenhemit dhe PSG-së është favorit kryesor dhe mes drejtuesve të Çelsit është rritur shumë besimi se bisedimet do të mbyllen pozitivisht. Poketino është i lirë pas përfundimit të eksperiencës te PSG verën e kaluar. Ai do të ishte trajneri i tretë i erës Boehli-Eghbali.

Sipas shtypit anglez, përderisa akordi nuk është firmosur, klubi mban ende të hapura edhe pistat e tjera. Mes kandidatëve nuk është më gjermani Julian Nagelsman, me të cilin janë ndërprerë bisedimet.

Armando Broja, sulmuesi kuqezi i Çelsit. Gazeta Si, 24 prill 2023

E sigurt është se Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, shumë shpejt do të ketë një trajner të ri. Nëse drejtimin e Çelsit e merr Poketino, për të do të jetë më mirë, pasi argjentinasi është një trajner që i mbështet lojtarët e rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë