Futboll

Poker blu në Wroclaw – Conference League përfundoi në Londër

Blutë e Londrës përmbysën Real Betis në Wroclaw dhe u bënë klubi i parë Evropian që fiton Champions League, Europa League & Conference League. Manuel Pellegrini mund të jetë vërtetë 71 vjeç por taktika e tij dominoi pjesën e parë në Poloni. Tërë ato vite experience të pamatë e afruan Real Betis, 45 minuta nga trofeu i parë Evropian në histori. Një pjesë e parë e dobët për anglezët që pësuan disavantazhin nga Ezzalzouli në 9′ pas kombinimit me Isco-n. Spanjolli është një mjeshtër në mesin e fushës dhe çdo top kaloi prej tij, ishte ai që krijoi hapësirat dhe rastet për Betis. Maresca do të duhej të hidhte në fushë skuadrën më të fortë, por në 45’ e para, nuk e bëri.

Spanjollët e Betis festojnë avantazhin e 9′

Gjë që nuk ndodhi në pjesën e dytë, zëvendësimet nuk vonuan dhe ishin ato që ndryshuan historinë e Finales. Cole Palmer shërbey herë brenda 5’ për Fernandez në 65’ dhe Jackson në 70’. Barazimi dhe më pas përmbysja londineze u shoqëruan edhe nga goli i 3 pas një kombinimi Deësbury-Hall & Sancho. Ish lojtari i Dortmund dhe Manchester United nuk gaboi në trajektore edhe pse përpara kishte një mbrojtës dhe pas tij portierin Adrian. Në kohën shtesë kishte kohë për pokerin e Caicedo-s, pas një kombinimi me Fernandez. Festa u transferua në këtë mënyrë nga Sevilja (ku 60.000 tifozë ishin në stadiumin Benito Villa-Marin) në Londër (sponda blu). Qyteti mbi Tamiz, brenda javës rrëmbeu dy Kupa të Evropës.

Anglezët e Chelsea-t festojnë përmbysjen në pjesën e dytë

Libri i Artë në Conference League
2022 – Roma (Itali)
2023 – West Ham United (Angli)
2024 – Olympiacos (Greqi)
2025 – Chelsea (Angli)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë