Ka ndodhur

Pogradec / Ushtroi dhunë ndaj tij, babai plagos me çifte të birin

Ngjarje e rëndë brenda një familje në fshatin Stropckë të Pogradecit. Babai ka plagosur rëndë me çifte të birin.

Mes babait e djalit ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.

Gjatë debatit mësohet se djali 50-vjeçar, P. Sh., ka ushtruar dhunë ndaj babait 80-vjeçar, A. Sh, e në kushte të tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë.

Të dy janë shtruar në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë